Kthehu
Politikat e privatësisë së OneLog
E dashur kliente, i dashur klient
Këto politika të privatësisë ju japin një pasqyrë se cilat të dhëna personale rreth jush mblidhen, përpunohen dhe transmetohen nëse përdorni shërbimin falas të regjistrimit dhe të loginit të OneLog AG (më tej 'OneLog' ose 'ne'). Do të mësoni gjithashtu se çfarë të drejtash keni për mbrojtjen e të dhënave dhe si mund t’i ushtroni ato.
Duke përdorur OneLog, ju pranoni përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe jopersonale në përputhje me këto politika të privatësisë dhe i pranoni këto politika privatësie.
Ju lutemi, vini re se të gjitha kompanitë e lidhura me OneLog AG (më tej "kompanitë e lidhura”), kanë politikat e tyre të privatësisë, të cilat përcaktojnë përpunimin e të dhënave personale për kompaninë përkatëse. Prandaj, përdorimi i faqeve të internetit dhe aplikacioneve celulare (më tej “ofertat digjitale”) të kompanive që përdorin OneLog, përveç këtyre politikave të privatësisë, janë subjekt edhe i politikave përkatëse specifike të kompanisë për ruajtjen e privatësisë, të cilat ju bëhen të ditura kur përdorni shërbimet digjitale të kompanisë përkatëse për herë të parë. Në rast të një kontradikte midis këtyre politikave të privatësisë dhe politikave të privatësisë së kompanisë përkatëse, kjo e fundit do të ketë përparësi.
Ju lutemi, lexojini këto politika privatësie në intervale të rregullta, në mënyrë që të jeni gjithmonë të përditësuar për atë që ndodh me të dhënat tuaja personale kur përdorni OneLog dhe që të mund të ushtroni të drejtat tuaja.
Disa fakte interesante rreth OneLog dhe nesh:
  • Çfarë është OneLog?
  • OneLog ju mundëson që, pas regjistrimit dhe autentifikimit që kryhet vetëm një herë nëpërmjet OneLog, të logoheni në të gjitha shërbimet digjitale që kanë implementuar OneLog, pa pasur nevojë për procedura të mëtejshme autentifikimi.
  • Kush qëndron pas OneLog?
  • OneLog AG është një Joint Venture (më tej “JV”) e Ringier AG (Rreth nesh – Kush jemi dhe si mund të na kontaktoni | Ringier  dhe TX Group AG (TX Group - tx.group). Sipërmarrja e përbashkët OneLog u themelua për të zhvilluar dhe operuar një zgjidhje të përbashkët Single-Sign-On për Aleancën Digjitale Zvicerane.
  • Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave?
    • Përgjegjës është OneLog AG, c/o Ringier AG, Dufourstrasse 23, 8008 Zürich.
      Për aq sa Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (EU-GDPR) zbatohet për përpunimin tonë të të dhënave, përfaqësuesi ynë në BE është:
      DSM Avocat à la Cour
      Renaud LE SQUEREN
      L-2146 Luxembourg
      B.P. 2648 | L-1026 Luxembourg
      eu-representative-onelog@dsm.legal
  • Si mund të na kontaktoni?
  • Keni mundësi të ndryshme për të na kontaktuar:
    Nëse keni pyetje në lidhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave mund t'i shkruani një email ose një letër oficerit të mbrojtjes së të dhënave në OneLog AG:
    Adresa e emailit:
    Adresa postare:
    OneLog AG
    c/o Ringier AG
    Mbrojtja e të dhënave
    Dufourstrasse 23
    8008 Zürich
    Nëse keni një pyetje në lidhje me llogarinë tuaj të përdoruesit OneLog, mund të na shkruani përmes emailit ose formularit të kontaktit:
    Adresa e emailit:
    Në mënyrë që kërkesa juaj të përpunohet, kur të përdorni formularin e kontaktit duhet të shkruani emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe mesazhin tuaj. Dhënia e informacioneve të tjera është vullnetare.
  • Cilat të dhëna përpunohen kur përdorni OneLog?
  • Parimisht ekzistojnë dy kategori të dhënash që përpunohen kur përdorni OneLog: Nga njëra anë këto janë të dhëna personale (Seksioni 5.1) dhe nga ana tjetër janë të dhëna jo personale (Seksioni 5.2)
    • Çfarë janë të dhënat personale dhe çfarë do të thotë “përpunim”?
    • Të dhënat personale janë të gjitha informacionet që lidhen me ju dhe thonë diçka për ju. Këto janë, për shembull, emri dhe mbiemri juaj, adresa postare, adresa e emailit, data e lindjes, numri i telefonit dhe informacione të ngjashme.
      Informacionet që nuk mund të lidhen me personin tuaj, pra, me identitetin tuaj, nuk konsiderohen si të dhëna personale. Ato janë anonime.
      Përpunimi përfshin çdo trajtim të të dhënave tuaja personale. Kjo nënkupton, ndër të tjera, marrjen, grumbullimin, anonimizimin, ruajtjen, administrimin, përdorimin, transmetimin, zbulimin ose fshirjen e të dhënave tuaja personale.
      • Besimi juaj tek ne, që ne do t’i mbrojmë të dhënat tuaja personale dhe kështu personalitetin tuaj, është i rëndësishëm për ne. Prandaj duam që të dini sa më poshtë.
        Ne u përmbahemi parimeve të vendosura nga ligjet e Zvicrës për mbrojtjen e të dhënave dhe, nëse është e aplikueshme, të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që ju shpjegojmë në mënyrë transparente se cilat të dhëna personale përpunojmë dhe për ç'qëllim. Ne përpunojmë vetëm të dhënat personale që kemi marrë në mënyrë të ligjshme dhe, në rastet kur na nevojitet t’i përdorim ato, kemi një bazë ligjore që na lejohet t’i përpunojmë ato. Baza ligjore mund të jetë një kontratë, pëlqimi juaj, një ligj apo një interes publik që na lejon përpunimin, ose një interes legjitim nga ana jonë.
        Për çdo përpunim të dhënash, do ju informojmë se çfarë do të bëjmë me të dhënat tuaja personale. Nëse nuk kemi më nevojë për të dhënat tuaja personale dhe nuk jemi më të detyruar ligjërisht t’i ruajmë ato, ose nëse nuk dëshironi më që t’i kemi dhe t’i përpunojmë ato, atëherë nuk do ta bëjmë më këtë gjë.
        Më poshtë mund të mësoni se çfarë të drejtash keni në lidhje me të dhënat tuaja personale dhe si mund t’i ushtroni ato Seksioni 11.
      • Cilat të dhëna personale përpunohen gjatë përdorimit të OneLog dhe për çfarë qëllimesh?
      • Nëse përdorni OneLog, atëherë OneLog AG dhe kompanitë e lidhura i përpunojnë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
        • Regjistrimi për OneLog
        • Krijimi i statistikave dhe analizave të përdorimit të shërbimeve digjitale
        • Regjistrimi për OneLog
        • Kur regjistroheni për OneLog, do të merrni një llogari përdoruesi ndër-platformësh (më tej “llogaria OneLog e përdoruesit”). Gjatë regjistrimit, duhet të mblidhen nga ju të dhënat personale të mëposhtme:
          • Forma e adresimit (gjinia)
          • Emri
          • Mbiemri
          • Adresa e emailit
          Këto të dhëna personale përpunohen për qëllimet e mëposhtme:
          • për të përmbushur kontratën e përdorimit ndërmjet jush dhe OneLog AG
          • për të krijuar një llogari OneLog për përdoruesin
          • për të kontrolluar autorizimet e aksesit dhe për të menaxhuar dhe mirëmbajtur llogarinë OneLog të përdoruesit
          • për t’u vënë në dispozicion OneLog dhe shërbimet digjitale kompanive të lidhura
          Ju lutemi, vini re se disa nga kompanitë e lidhura mbledhin dhe përpunojnë të dhëna personale shtesë, në mënyrë që të mund t’ju ofrojnë shërbimin e tyre digjital. Një përshkrim më të detajuar për këtë mund ta gjeni në politikat e privatësisë të kompanisë përkatëse.
        • Komentimi i një prej artikujve tanë
        • Nëse komentoni një artikull në një shërbim digjital, mbiemri dhe emri juaj dhe, nëse është e aplikueshme, edhe vendbanimi juaj do të publikohen së bashku me komentin tuaj. Komenti juaj, duke përfshirë të dhënat tuaja personale, mund të shpërndahen në faqet e internetit të palëve të treta dhe të gjendet në motorët e kërkimit.
        • Statistikat dhe analizat e përdorimit të shërbimeve digjitale
        • Për të qenë në gjendje për të analizuar dhe vlerësuar më mirë përdorimin e shërbimeve tona digjitale, krijojmë statistika dhe analiza përkatëse për to.
      • Opsione të tjera regjistrimi dhe logini për OneLog
        • Regjistrimi/logini me SwissID
        • Ju keni mundësinë të regjistroheni ose të logoheni në OneLog me SwissID, që është një login i standardizuar në të gjithë Zvicrën dhe që ofrohet nga SwissSign Group AG (më tej ”SwissSign”). Nëse e bëni këtë, do të marrim të dhënat personale të nevojshme për regjistrim ose login nga SwissSign Group AG (forma e adresimit, emri, mbiemri, adresa e emailit).
          OneLog AG nuk ka asnjë ndikim në sasinë e të dhënave të mbledhura nga SwissSign nëse përdorni SwissID. Për informacione të mëtejshme mbi qëllimin dhe masën e mbledhjes së të dhënave, për përpunimin dhe përdorimin e mëtejshëm të të dhënave tuaja nga SwissSign Group AG, si dhe për të drejtat tuaja dhe opsionet e cilësimeve për mbrojtjen e të dhënave tuaja, referojuni politikave të privatësisë së SwissSign Group: Politikat e Privatësisë | SwissID
          Ju lutemi, vini re se disa nga kompanitë e lidhura kërkojnë dhe përpunojnë të dhëna personale shtesë nga ju, në mënyrë që të mund t’ju ofrojnë shërbimin e tyre digjital. Një përshkrim më të detajuar për këtë mund ta gjeni në politikat e privatësisë të kompanisë përkatëse.
        • Regjistrimi/logini përmes Facebook (Social Sign-in)
        • Mund të regjistroheni ose të logoheni në OneLog duke përdorur llogarinë tuaj në Facebook. Nëse e bëni këtë, do të marrim të dhënat e nevojshme për regjistrim ose login nga Facebook (forma e adresimit (opsionale), emri, mbiemri, adresa e emailit).
          OneLog AG nuk ka asnjë ndikim në sasinë e të dhënave të mbledhura nga Facebook me anë të loginit në Facebook. Informacione të mëtejshme rreth qëllimit dhe masës së mbledhjes, përpunimit dhe përdorimit të mëtejshëm të të dhënave tuaja nga Facebook, si dhe të drejtat tuaja dhe opsionet e cilësimeve për të mbrojtur të dhënat tuaja mund të gjenden në politikat e privatësisë së Facebook: Facebook
          Ju lutemi, vini re se disa nga kompanitë e lidhura kërkojnë dhe përpunojnë të dhëna personale shtesë nga ju, në mënyrë që të mund t’ju ofrojnë shërbimin e tyre digjital. Një përshkrim më të detajuar për këtë mund ta gjeni në politikat e privatësisë të kompanisë përkatëse.
        • Regjistrimi/logini përmes Google (Social Sign-in)
        • Mund të regjistroheni ose të logoheni në OneLog duke përdorur llogarinë tuaj të Google. Nëse e bëni këtë, ne do të marrim të dhënat e nevojshme për regjistrim ose login nga Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Ireland (më tej “Google”) (forma e adresimit (opsionale), emri, mbiemri, adresa e emailit).
          OneLog AG nuk ka asnjë ndikim në sasinë e të dhënave të mbledhura nga Google me anë të loginit në Google. Informacione të mëtejshme rreth qëllimit dhe masës së mbledhjes, përpunimit dhe përdorimit të mëtejshëm të të dhënave tuaja nga Google, si dhe të drejtat tuaja dhe opsionet e cilësimeve për të mbrojtur të dhënat tuaja mund të gjenden në politikat e privatësisë të Google: Politikat e privatësisë – Politikat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit – Google
          Ju lutemi, vini re se disa nga kompanitë e lidhura kërkojnë dhe përpunojnë të dhëna personale shtesë nga ju, në mënyrë që të mund t’ju ofrojnë shërbimin e tyre digjital. Një përshkrim më të detajuar për këtë mund ta gjeni në politikat e privatësisë të kompanisë përkatëse.
        • Regjistrimi/logini përmes”Sign in with Apple” (Social Sign-in)
        • Mund të regjistroheni ose të logoheni në OneLog duke përdorur llogarinë tuaj në Apple. Nëse e bëni këtë, do të marrim të dhënat e nevojshme për regjistrim ose login nga Apple Inc. One Apple Park Way, Cupertino, CA, 95014, USA.
          OneLog AG nuk ka asnjë ndikim në sasinë e të dhënave të mbledhura nga Apple duke përdorur loginin në Apple. Informacione të mëtejshme rreth qëllimit dhe masës së mbledhjes dhe përpunimit dhe përdorimit të mëtejshëm të të dhënave tuaja nga Apple, si dhe të drejtat tuaja dhe opsionet e cilësimeve për të mbrojtur të dhënat tuaja mund të gjenden në politikat e privatësisë së Apple: Politikat e privatësisë së Apple - Apple
          Ju lutemi, vini re se disa nga kompanitë e lidhura kërkojnë dhe përpunojnë të dhëna personale shtesë nga ju, në mënyrë që të mund t’ju ofrojnë shërbimin e tyre digjital. Një përshkrim më të detajuar për këtë mund ta gjeni në politikat e privatësisë të kompanisë përkatëse.
        • Login me WebAuthn
        • Ju mund të regjistroheni në OneLog vullnetarisht duke përdorur forma të ndryshme të WebAuthn (p.sh. Touch ID dhe Face ID nga Apple).
          Në këto raste, OneLog nuk merr asnjë të dhënë personale nga ofruesi përkatës. Pajisja juaj identifikohet në bazë të të dhënave të koduara dhe anonime. Për këtë mund të gjeni më shumë informacion nga ofruesit përkatës të softuerit ose harduerit, për shembull nga Apple: Politikat e privatësisë - Kontroll - Apple (CH).
    • Cilat të dhëna jopersonale përpunohen kur përdorni OneLog?
      • Të dhënat jopersonale janë informacione që nuk mund të lidhen me personin tuaj, pra jo me identitetin tuaj. Prandaj, këto të dhëna janë anonime për ne.
        Ne i mbledhim dhe i përpunojmë këto të dhëna në mënyrë që të mund të përmirësojmë vazhdimisht OneLog dhe ta përshtatim atë me nevojat tuaja, të identifikojmë tendencat dhe të krijojmë dhe vlerësojmë statistika mbi përdorimin e OneLog.
  • Çfarë teknologjish përdorim dhe si i përdorim ato?
  • Ne përdorim teknologjitë e mëposhtme në mënyrën e mëposhtme:
    • Cookie-t
    • Në faqen e internetit të OneLog përdoren cookie. Një cookie është një skedar teksti i shkurtër që ruhet në pajisjen tuaj kur përdorni OneLog.
      Cookie-t mund të ndahen në cookie për sesion dhe cookie të përhershme.
      • Cookie-t për sesion mund të përdoren për të gjurmuar faqet e internetit që vizitoni dhe opsionet që keni përdorur. Një cookie për sesion ruhet vetëm për kohëzgjatjen e vizitës suaj në internet, d.m.th gjatë një sesioni të vetëm në Internet. Pra, kur mbyllni shfletuesin e internetit, seanca përfundon dhe cookie fshihet.
      • Cockie-t e përhershëm, ndër të tjera, mund të përdoren për t’ju rinjohur gjatë një vizite të mëvonshme dhe, p.sh. për të identifikuar preferencat tuaja të leximit. Një cookie e përhershme ruhet për një periudhë më të gjatë se një seancë e vetme.
      Cookie-t gjithashtu mund të ndahen në cookie funksionalë dhe jofunksionalë. OneLog AG përdor si cookie funksionalë ashtu edhe jofunksionalë në faqen e internetit të OneLog.:
      • Cookie-t funksionalë nevojiten për të siguruar funksionalitetin e faqeve të internetit ose shërbimeve.
      • Cookie-t jofunksionalë nuk janë absolutisht të nevojshëm për funksionalitetin e faqes në internet. Ky lloj cookie përdoret për të mbledhur dhe analizuar të dhëna mbi përdorimin e faqes në internet ose përdorimin e aplikacioneve celulare (preferencat e gjuhës, kohëzgjatja e një sesioni të përdoruesit etj.).
      Ne përdorim shërbimet e mëposhtme të Google në OneLog për të analizuar sjelljen tuaj të lundrimit:
      Faqja e internetit OneLog përdor Google Analytics, një shërbim analize në internet nga Google Inc. (Google Ireland Limited, Gordon House, Barrow Street, Dublin 4, Ireland). Përdorimi përfshin mënyrën e funksionimit “Universal Analytics”. Ky bën të mundur që, nëse përdoruesi është i identifikuar në një shërbim të Google, t’ia caktojë të dhënat, sesionet dhe ndërveprimet në pajisje të shumta një ID-je përdoruesi pseudonim dhe kështu të analizojë aktivitetet e një përdoruesi nëpër pajisje të ndryshme. Google Analytics përdor cookie. Informacioni i krijuar nga cookie në lidhje me përdorimin tuaj të faqes sonë të internetit mund të transmetohet në një server të Google në SHBA dhe të ruhet atje. Në çdo rast, adresat IP anonimizohen paraprakisht duke përdorur anonimizimin e IP-së. Adresa IP e anonimizuar e transmetuar nga shfletuesi juaj si pjesë e Google Analytics nuk do të bashkohet me të dhëna të tjera të Google. Në emrin tonë, Google do t’i përdorë këto informacione për të vlerësuar përdorimin tuaj të faqes tonë të internetit, për të përpiluar raporte mbi aktivitetin e faqes në internet dhe për të na ofruar shërbime të tjera në lidhje me aktivitetin e faqes në internet dhe përdorimin e internetit.
      Mund të gjeni më shumë informacion rreth kushteve të përdorimit dhe mbrojtjes së të dhënave më poshtë. Faqja e shkarkimit të shtojcës (Add-on) të shfletuesit për të çaktivizuar Google Analytics. Ju mund të parandaloni gjithashtu ruajtjen e cookie-ve nëpërmjet cilësimit përkatës të softuerit të shfletuesit tuaj.
      Për më tepër, ne përdorim Google Tag Manager për të integruar dhe menaxhuar shërbimet e analizës dhe marketingut të Google në faqen tonë të internetit. Google Tag Manager, është një zgjidhje që na lejon të menaxhojmë nga një ndërfaqe etiketat (tags) e faqeve në internet. Vetë mjeti që zbaton etiketat, është një domen pa skedarë coockie dhe nuk mbledh asnjë të dhënë personale. Sidoqoftë, mjeti aktivizon etiketa të tjera, të cilat nga ana tjetër mund të mbledhin të dhëna. Vetë Google Tag Manager, nga ana tjetër, nuk ka qasje te këto të dhëna. Nëse është bërë një çaktivizim në nivel domeni ose coockie, kjo do të mbetet në fuqi për të gjitha etiketat gjurmuese të zbatuara me Google Tag Manager.
      Për më shumë informacion në lidhje me Google Tag Manager, shihni Direktivat e përdorimit për Google Tag Manager
      Në faqen tonë të internetit përdorim reCaptcha. ReCapcha është një akronim për "completely automated public Turing test to tell computers and humans apart" (Test publik Turing plotësisht i automatizuar për të dalluar kompjuterët dhe njerëzit). Një test i krijuar për të dalluar njerëzit nga makineritë/programet e robotëve, ose shkurt "bots". reCAPTCHA është një shërbim që përpiqet të dallojë nëse një veprim i caktuar në internet po kryhet nga një qenie njerëzore apo nga një program kompjuterik. reCAPTCHA përdoret si pjesë e zgjedhjes së dyfishtë kur regjistroheni për buletinin.
      Informacione të mëtejshme mbi përpunimin e të dhënave dhe informacionin mbi mbrojtjen e të dhënave nga reCAPTCHA mund të gjenden në:Politikat e privatësisë – Politikat e privatësisë dhe kushtet e përdorimit – Google
      Përveç kësaj, ne përdorim shërbimin Sentry (Sentry, 1501 Mariposa St #408, San Francisco, CA 94107, USA) për të përmirësuar stabilitetin teknik të shërbimit tonë duke monitoruar stabilitetin e sistemit dhe duke identifikuar gabimet e kodit. Sentry i shërben vetëm këtyre qëllimeve dhe nuk vlerëson asnjë të dhënë për qëllime reklamimi. Të dhënat e përdoruesit, të tilla si informacioni për pajisjen ose kohën e gabimit, mblidhen në mënyrë anonime dhe përdoren në një mënyrë jopersonale dhe më pas fshihen.
      Për më shumë informacion, shihni politikat e privatësisë së Sentry: Application Monitoring dhe Error Tracking Software | Sentry.
      Ju mund të kontrolloni dhe/ose të fshini cookie-t në çdo kohë duke përdorur linkun e opt-out të sipërpërmendur. Shumica e shfletuesve të internetit janë konfiguruar në mënyrë të tillë që të pranojnë automatikisht cookie të caktuar. Megjithatë, jeni të lirë ta konfiguroni shfletuesin tuaj në mënyrë që cookie-t në përgjithësi të refuzohen. Këtë e bëni duke zgjedhur në cilësimet e shfletuesit “mos prano asnjë cookie”, ose që të pyeteni përkatësisht përpara se të pranoni një cookie nga një faqe interneti që vizitoni. Keni gjithashtu mundësinë e fshirjes së cookie-ve në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare duke zgjedhur funksionin përkatës në shfletuesin tuaj. Kini parasysh se duhet të çaktivizoni ose të fshini cookie-t në të gjitha pajisjet tuaja. Ju lutemi, vini re se fshirja e cookie-ve në shfletues ka si pasojë edhe fshirjen e një cookie opt-out, d.m.th. nëse ende dëshironi të aktivizoni një cookie opt-out dhe i keni fshirë të gjitha cookie-t, atëherë cookie opt out duhet të riaktivizohet herën tjetër kur vizitoni këtë faqe interneti. Përndryshe do të njiheni si përdorues i ri dhe të dhënat tuaja do të regjistrohen sërish. Duhet të jeni gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të çaktivizoni cookie-t në të gjitha pajisjet tuaja. Nëse zgjidhni një nga opsionet e përshkruara, mund të mos jeni në gjendje t'i përdorni të gjitha funksionet e faqes së internetit në masën e tyre të plotë.
      Mund të përdorni lidhjet e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth këtij opsioni për shfletuesit më të përdorur:
    • Skedarët e regjistrit (logfiles)
    • Kur përdorni OneLog, serverët e uebit regjistrojnë të dhëna jopersonale të përdorimit, të ashtuquajturit skedarë regjistri. Skedarët e regjistrit ofrojnë informacion në lidhje me adresën tuaj IP, sistemin operativ të përdorur, faqet e internetit që vizitoni, ndërveprimet në faqen e internetit, llojin dhe versionin e shfletuesit, datën, kohën dhe skedarin e kërkuar. Ky informacion është teknikisht i nevojshëm për të ofruar saktë përmbajtjen e faqes së internetit që keni kërkuar dhe është i detyrueshëm kur përdorni internetin. Këto të dhëna anonime ruhen veçmas nga çdo e dhënë personale që mund të keni dhënë dhe kështu nuk lejojnë të nxirren përfundime për personin tuaj.
      Këto të dhëna jopersonale të përdorimit vlerësohen statistikisht nga ne për të optimizuar faqen tonë të internetit dhe teknologjinë pas saj, për të njohur tendencat dhe për të përshtatur OneLog sa më mirë që të jetë e mundur për nevojat tuaja.
  • Si dhe kur ndahen të dhënat tuaja?
  • Kur regjistroheni për një produkt me një nga kompanitë e lidhura për herë të parë, të dhënat tuaja personale do të ndahen me kompaninë përkatëse dhe do të përdoren për qëllimet e përmendura më sipër (Seksioni 5.1.2).
    Të dhënat tuaja personale mund t’u kalohen gjithashtu palëve të treta jashtë OneLog AG, të cilat kryejnë shërbime teknike ose organizative në emër të OneLog AG, që na nevojiten për përmbushjen e qëllimeve të sipërpërmendura ose aktiviteteve të përgjithshme të biznesit. Ne i detyrojmë kontraktualisht këta ofrues shërbimesh që të përpunojnë të dhënat tuaja personale ekskluzivisht në emrin tonë dhe sipas specifikimeve tona dhe të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nëpërmjet masave të duhura të sigurisë të natyrës teknike ose organizative.
    Ne ua zbulojmë të dhënat tuaja kategorive të mëposhtme të marrësve:
    • Filialeve
    • Ofruesve të shërbimit të IT
    • Partnerëve pritës
    • Ofruesve, të cilëve u kemi ngarkuar shërbime të caktuara mbështetëse si përkthime ose rishikime dokumentesh
    • Palëve të treta, që kanë marrë porosi në kuadër të shërbimeve që ne u ofrojmë klientëve tanë me pëlqimin e tyre paraprak, për shembull firmave të tjera ligjore ose kompanive të tjera të konsulencës dhe shërbimeve
    • Sipas rastit autoriteteve dhe gjykatave
    Nëse komentoni një artikull në një shërbim digjital, pranoni gjithashtu që mbiemri dhe emri juaj dhe, nëse është e aplikueshme, vendbanimi të publikohen në lidhje me komentin tuaj. Komenti juaj, duke përfshirë të dhënat tuaja personale, mund të shpërndahen në faqet e internetit të palëve të treta dhe të gjendet në motorët e kërkimit.
    Të dhënat tuaja personale nuk do t’u kalohen, transferohen ose shiten palëve të treta jashtë OneLog AG, përveçse nëse është e nevojshme për të përpunuar një kontratë që keni lidhur me OneLog AG ose keni dhënë shprehimisht pëlqimin tuaj.
    Zbulimi i të dhënave personale është i rezervuar me ligj, për shembull për një agjenci të zbatimit të ligjit ose për të ndjekur penalisht dhe zbuluar aktivitete të paligjshme.
  • A transferohen të dhënat tuaja jashtë vendit?
  • Nëse të dhënat tuaja personale u transmetohen edhe palëve të treta jashtë vendit, p.sh. jashtë Zvicrës ose Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE)), jeni të detyruar të pajtoheni me mbrojtjen e të dhënave në të njëjtën masë si ne. Nëse mbrojtja e të dhënave në vendin në fjalë nuk ka një nivel adekuat, ne do të sigurojmë që mbrojtja e të dhënave tuaja personale të ketë një nivel të tillë. Ne e sigurojmë këtë veçanërisht duke përfunduar të ashtuquajturat klauzola standarde të mbrojtjes së të dhënave të Komisionit të BE-së me kompanitë në fjalë dhe/ose nga ekzistenca e Rregullave Detyruese të Korporatës (BCR) të njohura nga një autoritet evropian për mbrojtjen e të dhënave në kompanitë në fjalë dhe, nëse është e nevojshme, garanci të mëtejshme. Kur kjo nuk është e mundur, ne e bazojmë transferimin e të dhënave në pëlqimin tuaj të shprehur ose domosdoshmërinë e transferimit për zbatimin e një kontrate
  • Si sigurohen të dhënat tuaja?
  • OneLog AG operon rrjete të sigurta të dhënash që përputhen me standardet teknike të aplikueshme. Janë marrë masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur me ndërgjegje të dhënat tuaja nga humbja, shkatërrimi, falsifikimi, manipulimi ose aksesi i paautorizuar.
    Megjithëse OneLog AG përdor të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar zbulimin e të dhënave për shkak të gabimeve në transmetimin e të dhënave dhe/ose aksesit të paautorizuar nga palët e treta, ai nuk mund të pranojë asnjë përgjegjësi për ngjarje të tilla të padëshiruara.
  • Për sa kohë ruhen të dhënat tuaja?
  • Ne përpunojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për periudhën e nevojshme për të arritur qëllimin e ruajtjes ose nëse kjo parashikohet në ligjet ose rregulloret të cilave ne u nënshtrohemi. Nëse qëllimi i ruajtjes nuk zbatohet më ose nëse skadon një periudhë e caktuar ruajtjeje, të dhënat tuaja do të bllokohen ose do të fshihen si një çështje rutinë dhe në përputhje me dispozitat ligjore.
  • Cilat janë të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale?
  • Ju keni të drejtë të përcaktoni vetë se çfarë ndodh me të dhënat tuaja personale dhe në çdo kohë mund të dini se çfarë ndodh me të dhënat tuaja personale.
    Për të verifikuar identitetin tuaj, ju kërkojmë ta dërgoni kërkesën drejtpërdrejt me email nga llogaria juaj e përdoruesit të OneLog ose, në rastin e kërkesave me shkrim, të bashkëngjitni një kopje të vërtetimit të identitetit.
    Nëse keni pyetje në lidhje me të dhënat shtesë të mbledhura nga kompanitë e lidhura, ju lutemi të konsultoheni me politikat përkatëse të privatësisë që ka secila kompani.
    Për pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të praktikuara nga ne dhe për informacion në lidhje me të drejtat tuaja dhe si t'i pretendoni ato, mund të na kontaktoni në çdo kohë duke përdorur opsionet e kontaktit të dhëna në seksionin 4 të kësaj deklarate për mbrojtjen e të dhënave. Nëse është e nevojshme, ne rezervojmë të drejtën për të kërkuar identifikimin tuaj në një mënyrë të përshtatshme për të përpunuar kërkesat.
    Sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave, keni të drejtat e mëposhtme:
    • E drejta për informacion
    • Ju keni të drejtë të kërkoni informacion nga ne nëse dhe cilat të dhëna personale përpunojmë nga ju.
    • E drejta për të korrigjuar të dhënat tuaja personale
    • Ju keni të drejtë të kërkoni korrigjimin e të dhënave tuaja personale të pasakta dhe, nëse është e nevojshme, plotësimin e të dhënave personale jo të plota në sistemet tona.
    • E drejta për të fshirë të dhënat tuaja personale
    • Ju keni të drejtë të kërkoni që të dhënat tuaja personale të fshihen, për shembull nëse të dhënat nuk kërkohen më për qëllimet e caktuara. Megjithatë, nëse jemi të detyruar t'i mbajmë të dhënat tuaja personale për shkak të detyrimeve ligjore ose kontraktuale të ruajtjes, ne mund të kufizojmë ose bllokojmë të dhënat tuaja personale në këto raste vetëm në masën e nevojshme.
    • E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja personale
    • Ju keni të drejtë të na kërkoni të kufizojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale.
    • E drejta për transferimin e të dhënave
    • Ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja personale, të cilat ne i përpunojmë automatikisht në bazë të pëlqimit tuaj ose për të përmbushur një kontratë, në një format të strukturuar, të zakonshëm dhe të lexueshëm nga makineria ose të kërkoni transmetimin e këtyre të dhënave te një palë e tretë. Nëse kërkoni transferimin e drejtpërdrejtë të të dhënave te një person tjetër përgjegjës, kjo do të bëhet vetëm në masën që kjo është teknikisht e realizueshme.
    • E drejta për të kundërshtuar
    • Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale në çdo kohë në përputhje me dispozitat ligjore. Në veçanti, keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
    • Aty ku kemi pëlqimin tuaj për të përpunuar të dhënat tuaja personale, keni të drejtë ta revokoni pëlqimin tuaj në çdo kohë. Nëse përpunimi i të dhënave personale përdoret për qëllime marketingu dhe reklamimi, mund ta revokoni pëlqimin tuaj për përpunim për këto qëllime në përgjithësi ose në lidhje me produkte ose shërbime të caktuara.
    • E drejta për t’u ankuar
    • Ju keni të drejtë të raportoni tek autoriteti mbikëqyrës kompetent ose të bëni një ankesë nëse mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale nuk është në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave. Ju mund ta bëni këtë pranë autoritetit mbikëqyrës në vendin ku jetoni ose punoni ose në vendin ku ka ndodhur shkelja e supozuar e mbrojtjes së të dhënave.
  • Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
  • OneLog AG i përshtat këto politika privatësie sipas nevojave të reja ose atyre në ndryshim. Versioni i ri do t’ju vihet në dispozicion në vendin e përshtatshëm.
    Politikat aktuale të privatësisë të publikuara nga ne zbatohen në çdo rast.
    Versioni 2.0 / Shkurt 2022